Atentat i stilit mafioz në Greqi, vritet biznesmeni shqiptar, plagoset një tjetër

0

Një tjetër atentat është regjistruar sot në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë. Siç raportojnë mediat greke, një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës ka mbetur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës.

Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, zona është rrethuar ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu