Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë në qendër në Londrës, mbrëmjen e djeshme.
Mediat britanike raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Brixton, ku të përfshirë janë dy banda rivale. Sipas autoriteteve, fillimisht 2 persona nga një motoçikletë kanë hapur zjarr drejt një automjeti ku ishin 2 tëe rinj, dhe për shkak të plumbave, mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.
Një banor raportoi se kishte dëgjuar rreth 12 të shtëna me armë zjarri ndërsa ndodhi kaosi.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet.