Atentat në Greqi/ 41-vjeçari vritet me 5 plumba në sy të vajzës dhe gruas (Video)

0

Një 41-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës pas një atentati të bërë ndaj tij. Personi ende i paidentifikuar po kthehej në shtëpinë e tij kur u vra me armë zjarri përpara syve të vajzës së tij të mitur dhe të bashkëshortes.

Autori ka qëlluar mbi viktimën të paktën 4-5 herë.

Autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të autorit, i cili lëvizte në këmbë dhe ishte veshur me të zeza. Nga informacionet e para dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh. Atentati ndodhi në Moschato dhe ka shokuar banorët e zonës të cilët e përshkruajnë atë si një person të largët që shmangte kontaktet shoqërore me ta.

Sipas informacioneve, rreth një javë më parë, viktimës i është vjedhur makina smart, nga garazhi i pallatit.

Burimi: Protothema.gr


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu