Dy persona, një shqiptar dhe një grek janë vrarë mbrëmjen e sotme jashtë një lokali në Messenia, Greqi.
Sipas informacioneve fillestare, dy burrat u gjetën nga kalimtarët jashtë lokalit.
Sipas raportimeve, shtetasi grek është pronari i biznesit. Ndërsa shqiptari punonte për të parin.
Sipas protothema.gr, bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, autori i ngjarjes ishte një i ri i cili iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga një distancë e afërt.
Nuk dihen ende më shumë detaje për ngjarjen.





