Atentati ndaj Andrea Kalemit, mediat greke: Në gjendje kritike, u transportua drejt…

0

Andera Kalemi është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksos në detin Jon. I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i cili dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001.

Policia dyshon për një debat të çastit, ku debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ku autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën i cili mbeti i plagosur. 51-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes. Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

Mediat greke shkruajne se sipas informacioneve është qëlluar nga bashkëkombasi i tij, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Paksos.

Në vendngjarje, pas atentatit kanë shkuar menjëherë zyrtarët e Stacionit Portual të Paxos, ELAS dhe një ambulancë e EKAV-it , e cila e ka marrë burrin dhe e ka dërguar në Qendrën Shëndetësore Paksos.

Më pas ai është transportuar me skaf privat në portin e Arrila Perdikas dhe më pas është transportuar me ambulancë në Spitalin Universitar të Janinës. Një hetim paraprak po kryhet nga Stacioni Portual i Paksos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu