Atentati ndaj djalit të ish gjyqtarit/ Arma silenciator gjendet brenda makinës së përdorur në krim, e djegur plotësisht

0

Gjendet arma e krimit e përdorur në vrasjen e 28 vjeçarit Klaudio Prendit, djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, një ditë më parë në Tiranë.

Ekspertët e krimeve, pas një kontrolli të dytë që kanë kryer në makinën e djegur tip Audi A4, kanë gjetur një pistoletë me silenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.

Është siguruar edhe momentin e vrasjes së të riut, ku shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në pak sekonda.

Prendi hipën në automjetin tip G Class dhe makina e autorëve i shkon paralel dhe e qëllon.

Prendi kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu