Atentati në Astir, reagon Salianji : Krimi është trimëruar e po bën kërdinë, qeveria nuk ka fuqi të përballet, ata janë ortakë…

0

Postimi i Salianjit:

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…
Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu