Atentati në “Don Bosko”/ Salianji: Krimi dhe droga po mbysin vendin

0

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë. Me një postim në Facebook ai shkruan se Shqipëria përditshëm mbytet nga kriminaliteti dhe lajmet me vrasje dhe drogë mbysin hapësirën mediatike.

Ai shton se për fat të keq policia e shtetit duket e prangosur nga drejtuesit e rilindjes që interes primar kanë partinë dhe zgjedhjet dhe jo Republikën dhe rendin.

Postimi

Ankthi dhe pasiguria mbysin vendin! Shqipëria përditshëm mbytet nga kriminaliteti dhe lajmet me vrasje dhe drogë mbysin hapësirën mediatike!

Vrasjet e stilit mafioz janë rritur dhe proporcionalisht pafuqia e shtetit për ti zbuluar se parandalimi as që imagjinohet!

Armët që shkrehen në mes të kryeqytetit dhe në mes të popullatës janë zhurma alarmi të një qeverie që është në inerci dhe nuk ka asnjë kontroll në territor, bashkëpunimi me bandat në zgjedhje kanë zhdukur kufirin mes shtetit dhe mafias dhe po prodhojnë pasiguri dhe mungesë rendi!

Për fat të keq policia e shtetit duket e prangosur nga drejtuesit e rilindjes që interes primar kanë partinë dhe zgjedhjet dhe jo Republikën 🇦🇱 dhe rendin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu