Atentati në Shkozë, i përfshirë dhe nipi i zyrtarit të policisë, shënjestra sapo ishte kthyer nga Anglia

0

Hysen Xhakolli është 21-vjeçari që i shpëtoi një natë më parë një atentati në zonën e Shkozës në Tiranë.Mësohet se autorë të ngjarjes kanë qenë shtatë persona, mes tyre dhe Xhoi Çupi (nip/familjar i Oltion Agollit, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit). Ndërsa porositës, sipas burimeve të Zëri.ai mësohet të ketë qenë një person i identifikuar si Jurgen Ndoi, i njohur dhe me pseudonimin Lenci.

Të njëjtat burime shtojnë se autorët e kanë vëzhguar prej ditësh të riun që kishte vetëm një javë që kishte ardhur nga Anglia. Shkak për ngjarjen raportohet se është bërë një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë. Prej ditësh, autorët e kanë vëzhguar Xhakollin dhe vetëm mbrëmë, kur ai po lëvizte me një makinë drejt Shkozës, në timonin e të cilës ishte një vajzë, i kanë zënë pritë. Autorët i kanë bllokuar rrugën me dy mjete dhe e kanë goditur me sende të forta. Më pas ata kanë tentuar ta marrin dhe peng, por si përfundim janë larguar pa të. Një nga makinat e autorëve raportohet të ketë qenë me ngjyrë të kuqe.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një karikator arme me fishekë, gjë që tregon se autorët kanë qenë të armatosur edhe pse policia në njoftimin zyrtar nuk e deklaroi një gjë të tillë. Hysen Xhakolli është dërguar në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ka dhënë deklarimet para efektivëve, por dëshmia e Xhakollit nuk është zbardhur ende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu