Të tjera detaje mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.
Përpos 17-vjeçarit M.D, që u nis më herët për kurim jashtë vendit, gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se, është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur.
Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, Kian Mullai si dhe dy vëllezërve M.D 17 vjeç dhe D.D. 11 vjeç.
Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjetin e vendosur në “shënjestër”. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.