Atentatit me tre të vrarë në Fushë-Krujë/ Gjendet makina e djegur në Larushk

0

Një makinë e djegur është gjetur në Larushk pak minuta pas vrasjes së tre personave në Mbikalimin e Fushë-Krujës.

Automjeti dyshohet të jetë i autorëve të atentatit, të cilët u larguan pasi qëlluan me breshëri plumbash drejt një makine në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Një prej viktimave të atentatit të rëndë u identifikua si Diklen Vata, 30 vjeç. Dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar, pasi makina e tyre u përfshi nga flakët nga batareja e të shtënave dhe janë djegur brenda saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu