TIRANA- Atmosfera e festave të fundvitit duke se ka nisur sot “zyrtarisht” edhe në Tiranë. Këtë mbrëmjen në sheshin “Skënderbej” janë ndezur dritat e katër pemëve të Krishtlindjes, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në momentin e ndezjes së dritave, ai iu drejtua qytetarëve të pranishëm duke i uruar për mbarësi dhe mirësi në familjet e tyre.
“Gëzuar festat! Sjellshin mbarësi dhe mirësi në të gjithë familjet tuaja. Ju dua shumë! Të rrojë Tirana dhe të rrojë e gjithë Shqipëria”, tha ai.
Kjo ceremoni vijon edhe me koncertin festiv i cili do të mbahet këtë mbrëmje në shesh.