“Audi” të modifikuara, shkatërrohet banda e rrezikshme e shqiptarëve në Itali

0

 

Policia e Frosinones ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me vjedhje të shtëpive në zonë.

Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar tre shqiptarë dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të cilët prej disa muajsh vidhnin banesa në zonën e Frosinones në Itali duke siguruar të ardhura të shumta nga aktiviteti i tyre kriminal.

Pas arrestimit, policia ka sekestruar një sasi të madhe parash dhe bizhuterish që dyshohet se grupi i shqiptarëve i kishte siguruar nga aktiviteti kriminal.

Të arrestuarit janë një 32 vjeçar, një 31 vjeçar dhe një 26 vjeçar. Ndërkohë, raportohet se një tjetër është shpalluar në kërkim, i cili dyshohet se ka ardhur në Shqipëri, raporton abcnews.al.

Hetimet ndaj grupit të shqiptarëve kishin nisur që në shtator të vitit të shkuar, periudhë gjatë të cilës ata janë ndjekur me metoda speciale nga policia duke dokumentuar kështu çdo vjedhje apo grabitje.

Gjatë nëntorit të vitit të shkuar ata janë hasur edhe nga policia e Napolit për disa vjedhje të kryera atje.

Policia italiane raporton se grupi i shqiptarëve përdorte makina të me fuqi të madhe motorike duke iu shmangur kështu ndjekjes nga autoritetet e ligjit.

Disa prej makinave kanë qenë edhe të modifikuara duke fshehur edhe targat e vërteta të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu