Drejtuesi i emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News, Aulon Kalaja së bashku me një grup vullnetarësh ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti me veshmbathje në zonat e Fushë-Krujës, Mamurrasit dhe Bubqit.
Nderkohë në vitin 2019 aktivistët e drejtuar nga Aulon Kalaja kanë hapur edhe një qendër vullnetare në Bubq ku kanë shërbyer për 3 muaj. Në qendër edhe një mensë dhe u shpërndanë ushqime dhe veshmbathje për të prekurit nga tërmeti.
Aulon Kalaja: Ne kemi ardhur për t’ju ndihmuar me aq sa kemi pasur mundësi. Në bashkëpunim me fondacionin “Diakonia Albania” të cilët kanë ardhur në këtë zonë dhe jo vetëm dhe kanë bërë ato shtëpizat me panel diellor dhe kanëe menduar këtë herë t’ju ndohmojnë me veshmbathje. Janë rroba për burra, për gra, për fëmijë të cilat vijnë nga Gjermania. Unë mendova që ndalesën e parë ta bëja këtu sepse edhe ju kam pikë të dobët për t’ju ndihmuar siç ju ndohmuam edhe me çanta kur filloi viti shkollor për fëmijët.