Australi/ shkelma dhe grushte, 49-vjeçari rreh policen në mes të rrugës/ Ja arsyeja

0

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet burri duke sulmuar një police të cilën e shqelmon dhe grushton.

Pavarësisht që tentonte të mbronte fytyrën, ajo e pëson keq – e kolegia e saj vazhdonte të tentonte që t’i vë sprej për sy.

Sulmuesi më pas është zhdukur nga vendi i ngjarjes, e pas tij është vënë një kalimtar rasti.

49-vjeçari disa orë më vonë është arrestuar dhe akuzuar për shkelje të shumta, përfshirë shkeljen e masave anti-COVID dhe sulm mbi zyrtarët policorë.

Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se dy policët që patrullonin rrugës i kishin thënë që të largohet nga rruga pasi që në fuqi është kufizimi i lëvizjes.

Ai kishte filluar të bëhet agresiv dhe në një moment i është vërsulur atyre. Që të dy policet janë detyruar të kërkojnë ndihmë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu