Australia mirëpret Vitin e Ri me fishekzjarre spektakolare

0

Australia ka pritur Vitin e Ri 2022 me njw shpwrthim gjigand fishekzjarresh spektakolare në Sydney Harbor, edhe pse ka treguar më shumë kujdes se zakonisht, me shumë më pak njerëz që morrën pjesë në shfaqjet e fishekzjarreve.

Sipas BBC, pas një viti të trazuar 2021, kryeministri, Scott Morrison, tha se australianët kishin shumë për të qenë mirënjohës pasi pavarësisht pandemisë, përmbytjeve, zjarreve, thatësirës së vazhdueshme në disa zona, cikloneve, bllokimeve, madje edhe murtajës së minjve, Australia është sot më e fortë se ne një vit më parë.

“Ne jemi më të sigurt”, tha ai në një mesazh për Vitin e Ri.

Në ditën e fundit të 2021 Australia raportoi pothuajse 33,000 raste të reja Covid-19 në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu