“Australia Open” dhe qeveria, në bisedime ‘për të hapur kufinjtë’ për Djokoviç

0

Ne dimë për Federerin. Nëse ai kthehet, ai do ta bëjë këtë jo para verës dhe ndoshta as në Wimbledonin e tij të dashur.

A do të luajnë Novak Djokovic dhe Rafa Nadal në Grand Slam-in e parë të sezonit “Australia Open”? Rafa, mes Covid-it dhe dëmtimit, po punon për t’u rikuperuar dhe e tregon këtë në mediat sociale.

Lajme kontradiktore rrodhën për numrin 1 në botë: pak ditë më parë, e përditshmja serbe ‘Blic’ njoftoi se Novak ishte anuluar nga ATP Cup, një turne ekipor që fillon më 1 janar në Sydney. Pas kësaj, menjëherë organizatorët mohuan këtë gjë.

E vetmja gjë e sigurt është se Gjokoviç, për momentin nuk është nisur ende për në Australi. Ai po stërvitet në qendrën e tij të tenisit në Beograd, duke pritur, me sa duket, lajme të mira nga Sydney. Burime pranë Federatës së Tenisit të Australisë, në fakt kanë treguar për shtypin serb, se po kërkojnë një mënyrë për ta bërë numrin 1 në botë të luajë edhe pa vaksinë, me një përjashtim të veçantë mjekësor.

Mundësia për të parë kampionin serb të arrijë titullin numër “10 Down Under” është shumë e mirë. Shumë e rëndësishme që arkat e turneut të kenë një personazh si numri 1 në botë, gati për të kapërcyer Rafa dhe Roger me nga 21 Slams.

Sipas ‘Blic’, një negociatë shumë e ngushtë është duke u zhvilluar midis organizatorëve të “Australia Open” dhe qeverisë Victoriane për të lejuar tenistët, që “nuk kanë bërë të ditur nëse janë ose jo të vaksinuar” të luajnë në Melburn. Madje do të ishin rreth dhjetë të tillë. Gjithsesi koha po mbaron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu