Austria shpall non grata katër diplomatë rusë

0

Ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë përmes një deklarate të enjten se ka shpallur katër diplomatë rusë “persona non grata” dhe i dëboi ata për kryerjen e aktiviteteve që nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik

Sipas CNN, në deklaratë thuhej se Austria ju ka dhënë një afat kohorë deri me 12 Prillë që të largohen nga vendi. Tre nga diplomatët ishin punonjës në ambasadën ruse në Vjenë dhe tjetri ishte punonjës në konsullatën ruse në Salzburg, tha ministria.

Shumë vende europiane kanë dëbuar diplomatë rusë javën e kaluar, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Suedinë.

Dëbimi i diplomatëve rusë vjen pas masakrës që forcat ruse bënë në qytetin ukrainas Bucha. Greqia gjithashtu shpalli non grata 12 diplomatë rus ditën e djeshme.