TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një biçiklist. Ngjarja sipas të dhënave të para të Policisë mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si rruga e Dibrës, ndërsa shoferi i biçikletës është dërguar në spital. Deri më tani nuk dihen detaje të reja lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e rrethanat e aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.