Autogoli i pazakontë i portierit, nisin hetimet për trukim të ndeshjes (VIDEO)

0

Ngjarja e rrallë ndodh në kampionatin e futbollit të Marokut në ndeshjen mes Rapide Oued Zem dhe Hassania Agadir.

Fitore kanë shënuar mysafirët, të cilët kane arritur të fitojnë me shifrat 0-2, por në përfundim të ndeshjes ka patur dyshime të forta për trukim të këtij takimi. Kjo pasi portieri i vendasve, Mehdi Ouaya ka shënuar në portën e tij, një autogol që rrallë shihet, apo thënë ndryshe më i çuditshmi në histori të futbollit.

Ishte minuta e 80-të e ndeshjes, kur skuadra mike udhëhiqte me shifrat 0-1 dhe një top nga mbrojtësit vendas u rikthyer te portierit Mehdi Ouaya.

Edhe pse kishte hapësirë ta dërgonte topin në fundore, ose në anësore, Ouaya vendosi që ta godiste topin me fuqi dhe ta dërgonte në portën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu