Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një kamion, dy të lënduar

0

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, aty ku një mjet tip Ford ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion. Dy persona u lënduan.

“Krujë/ Rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve”, shtuan blutë e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu