Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin Migjeni në Astir.
Automjeti ka përplasur një këmbësor, sic shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Infowebtv këmbësori ndodhet nën rrotat e makinës, ende nuk ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas informacione nga vendngjarja i riu është plagosur, por është në gjendje të vetëdijshme.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë as forcat policore nuk kanë shkuar në vendngjarje.