Automjeti përplas këmbësorin, policia ndalon drejtuesen e automjetit

0

Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Lushnjes.

Automjeti tip Toyota, që drejtohej nga një 30 vjeçare ka përplasur të moshuarin, i cili kalonte nga njëra anë në tjetrën të rrugës.

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po dokumenton rrethanat e aksidentit. Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu