Autorët helmuan qentë e fqinjëve, ulën automatin. Vritet ushtaraku në Vlorë! DETAJE

0

Altin Alikaj është vrarë. Ushtaraku u gjet i pajetë në banesë nga nëna e tij mëngjesin e sotëm. Dyshohet se autorët e vrasjes helmuan qentë e komshinjve që të mos shkaktonin zhurma si dhe kanë ulur automatin e dritave.

Në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Ka qenë babai i Altin Alikajt, ai i cili ka konstatuar sëpatën dhe gjurmët e gjakut, menjëherë pas hyrjes në banesë. 46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu