Një person ka përplasur sot në kryeqytet një 12-vjeçar në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pas 3 orësh kërkim drejtuesi i mjetit është dorëzuar në Policinë e Beratit .
Shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.
Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.