Autori i arrestuar mohon vrasjen: Nuk e vrava unë Xhuljanon. Arma dhe rrobat nuk janë të miat!

0

Bledar Selmanaj mohon të jetë autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit. Përballë efektivëvë ai është shprehur se e njihte personalisht 25-vjeçarin mirëpo nuk ka qënë ai autori i vrasjes.

“Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava. Kam qënë i përfshirë gabimisht në ngjarje”- mësohet të ketë thënë Selmanaj.

Kujtojme se 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre.
Megjithate do jetë ekspertiza ajo që do vërtetojë nëse arma dhe rrobat janë të Bledar Selmanajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu