Më shumë se 70 vjet pas ndalimit të shitjes së mishit të maces dhe qenit si ushqim, Policia e Hong Kongut bastisi një dyqan. Në veçanti, Policia sekuestroi “mostra të dyshimta të mishit të qenit ose maces” nga një dyqan në rrethin Yau Ma Tei gjatë një operacioni të përbashkët nga Departamenti i Bujqësisë.
Konsumimi i mishit të qenit dhe maces është i ndaluar në Hong Kong që nga viti 1950. Organizata lokale për të drejtat e kafshëve “Shoqëria për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve” tha se “dënon fuqishëm” shitjen e mishit të qenit dhe maces. Njëkohësisht ai u bëri thirrje qytetarëve që menjëherë të kontaktojnë Policinë dhe organet përkatëse nëse dyshojnë se dikush ka shkelur këtë ligj.
Pronarët e dyqanit mund të gjobiten me 640 dollarë dhe të përballen me 6 muaj burg. Sipas Humane Society International, rreth 30 milionë qen dhe 10 milionë mace vriten çdo vit për konsum njerëzor.