Autoritetet koreano-jugore ngrenë alarmin, Korea e Veriut lëshoi një predhë në det

0

Koreja e Veriut lëshon një predhë të paidentifikuar në det. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut. Roja bregdetare japoneze, e cila raportoi fillimisht lëshimin tha se mund të ishte një raketë balistike, por ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe ajo amerikane po hetojnë ngjarjen. Sipas “Reuters” Ministri i Mbrojtjes së Japonisë Nobuo Kishit tha se raketa balistike fluturoi rreth 500 km. Lëshimi i raketës vjen disa ditë pasi lideri koreano-verior Kim deklaroji se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.

Kryeministri japonez Fumio Kishida e quajti lëshimin si diçka për tu ardhur keq raporton “BBC”. Në vitin 2021, Koreja e Veriut e zhvillojë programin e saj të armëve në atë që media shtetërore e vendit e ka quajtur si testimi i një rakete të re hipersonike, rakete balistike me bazë treni dhe një raketë të re lundrimi me rreze të gjatë. Testet vijnë ndërsa Pheniani lufton me mungesën e ushqimit për shkak të një bllokadë të koronavirusit që ka prekur ekonominë e tij.

SHBA i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore dhe marrëdhënia midis dy vendeve ka qenë e tensionuar.

Marrë nga bbc.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu