Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, 140 faqe në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit

0

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit.

Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, Meta është vënë në dijeni se në bazë të verifikimeve të kryera deri më tani, ka  në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për të, një dosje përpunimi nr. 2565 e përbërë nga 140 faqe të anonimizuara, digjitalizuara, të hedhura në format CD.

Dokumenti në fjalë do t’i jepet kreut të Partisë së Lirisë në trajtë fotokopjeje dhe CD. Vendimi në fjalë është i ankimueshëm në Gjykatën Administrative.

Kujtojmë se për dosjen në fjalë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla është takuar paraditen e së mërkurës me krerët e Grupeve Parlamentare dhe në orën 13:00, ajo ka paralajmëruar një deklaratë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë se për çështjen në fjalë reagoi të martën zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai i bënte thirrje Autoritetit të Dosjeve që ‘t’i hapë dosjet dhe të dhe të bëjë publik çdo informacion që mund të zbulohet me hapjen e tyre.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu