Deputetët e PD depozitojne kerkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurences në datën 10 Tetor. Rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e cmimeve te produkteve te shportes, kane ndikuar ne thellimin e varferisë.
Me këtë shqetesim, deputetët e PD kane kerkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.