Avioni i presidentit polak u detyrua të bënte ulje emergjente, shtyhet takimi me Biden

0

Aeroplani me presidentin polak Andrzej Duda u detyrua të bënte një ulje emergjente të premten, sipas agjencisë së lajmeve të qeverisë polake PAP.

Duda kishte vendosur të udhëtonte nga Varshava në Rzeszów për t’u takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden.

Kishte një ulje emergjente të avionit me Presidentin Duda; avioni u kthye në Varshavë,” sipas PAP.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi gjithashtu uljen emergjente.

Biden tani do të ndryshojë orarin e tij këtë mëngjes, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror dhe më pas duke marrë pjesë në ngjarje humanitare në Poloni, sipas reporterëve të grupit. Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë.