Avioni luftarak iranian bie në një shkollë, ndërrojnë jetë 3 persona

0

Një avion luftarak iranain u rrëzua mëngjesin e sotëm në qytetin e Tabrizit në veriperëndim të vendit. Nga përplasja kanë humbur jetën 3 persona, ku 2 prej tyre janë pjesë e ekuipazhit të avionit.

Avioni ra në një shkollë, ndërsa një tjetër viktimë është banor i zonës së Tabrizit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje duke shuar flakët dhe më pas nxorën trupat e pajetë. Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore kanë nisur një hetim për ngjarjen e ndodhur.