Një avion turistësh u rrëzua në ujërat në brigjet lindore të Australisë të dielën në mëngjes, duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë dy fëmijë, tha policia.
Piloti mashkull 69-vjeçar i kishte marrë tre pasagjerët në një udhëtim turistik, tha policia. Avioni u rrëzua në një zonë në verilindje të Brisbane, menjëherë pas nisjes.
Policia po punon ende për të identifikuar pasagjerin mashkull dhe fëmijët, për të cilët inspektori Craig Ëhite tha se ishin pak më të vegjël se adoleshentët.
“Ky është një aksident tragjik… në prag të Krishtlindjeve dhe gjëja e fundit që çdo familje duhet të kalojë në këtë kohë të vitit, në çdo kohë,” u tha Ëhite gazetarëve.
Komisioneri i Bordit Australian të Sigurisë së Transportit, Angus Mitchell tha se një raport mbi shkakun e mundshëm të rrëzimit do të përfundoje brenda gjashtë deri në tetë javë.