Avioni ushtarak britanik në Prishtinë, Kosova i përgjigjet Vulin: Deklaratë idiote

0

Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, u ka kthyer një përgjigje. Gazeta Express shkruan se të premten, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Por, zyrtarët serbë pretendojnë se Mbretëria e Bashkuar i është vënë pas armatosjes së Kosovës. Vela nga Presidenca ka shpërndarë një deklaratë të ministrit serb, Aleksandër Vulin, e mbi të ka vendosur edhe një mbishkrim.

Sipas Velës, tre bashkëpunëtorët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç; Ana Bërnabiç, Aleksandër Vulin dhe Nebojsha Stefanoviç po garojnë se kush do të bëjë deklaratat më idiote, kështu që ata do të vërehen nga Vuçiçi dhe do ta sigurojnë një vend në qeverinë e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu