Avokati arrestohet në SHBA, kërkohej për mashtrim në Shqipëri (EMRI)

0

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra.

SHBA- Arrestohet shqiptari në New York. Gazmir Xhurxhi, sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Emigracionit dyshohet për mashtrim në Shqipëri. Ai kishte shkelur vizën e tij për qëndrim në SHBA.

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra. Më 3 tetor të vitit 2018, ai mbërrin në SHBA me vizë. Sipas njoftimit zyrtar, Xhurxhi duhej të qëndronte në SHBA deri më 2 prill të vitit 2019.

Gjykata e Tiranës e dënoi Xhurxhin për mashtrim më 8 maj të vitit 2018.

Burimi: Ice.gov

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu