Avokati Goxhaj: “Duan të pakësojnë numrin e popullisë”/ Lind vetëm një fëmijë

0

Goxhaj i ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen çdo të shtunë protestës kundër vendimit të qeverisë shqiptare për “vaksinimin e detyrueshëm”.

Gjithashtu avokati ka zbuluar në studio një video ku një miliarder i quajtur Ted Turner në vitin 1995 bënte thirrje që popullsia në botë duhet të pakësohet me të paktën 2 miliard njerëz. Sipas avokatit, është ky po ky biznesmen i madh që tashmë është pjesë e financimit të vaksinës anti-Covid duke ngritur dimlema të mëdha për një fertilitet të mundshëm në popullsinë e gjithë globit.

“I kam çuar regjisë një video përse këta duan që të na injektojnë këtë shiringë. Ted Turner e ka dhënë në vitin 1995 dhe thoshte që duhet të reduktohet popullsia globale me 2 miliard njerëzve. Ky kërkonte modelin kinez që çdo familje të bëjë vetëm një fëmijë. Prandaj duan këta të pakësojnë popullsinë, ne do kemi mundësi të bëjmë vetëm një fëmijë dhe pasardhësit tanë do të kenë mundësi të bëjnë nga një fëmijë. Ted Turner financon OBSH dhe ky është drejtori i kësaj skeme që kanë në plan për të bërë. Këta qajnë hallin që të reduktojnë popullsinë që një fëmijë pas vaksinës të bëjë vetëm një fëmijë kur të rritet. Kjo vaksinë financohet nga fondacioni më i madh në planet, 150 miliarderë që kanë financuar këtë, Ted Turner dhe Bill Gates është pjesë e fondacionit, këtë kanë dhuruar fondacion me pasurinë e tyre që ka financuar studime mjeke, që në 2009 kanë filluar këtë projekt, nga pandemia duan që të pakësojnë njerëzit. Kjo po bëhet për të pasur njerëzit probleme me fertilitetin. Këta duan që të pakësojnë njerëzimin, ky është problemi që të rinjtë dhe fëmijët janë viktima të një popull të manipuluar për mjekët që janë të financuar. Fëmijët nuk duhet të vaksinohen sepse këta kanë një plan”, u shpreh fillimisht Goxhaj.

Vaksinimi i fëmijëve – “Do ti mbroj fëmijët tanë me gjithë jetën time. Është momenti i temës së ditës për të mbrojtur fëmijët. Të gjitha debatet duhet të përqendrohen tek jeta e fëmijëve shqiptarë. Dje zhvilluam protestën e dytë kundër vaksinimit. Na kanë kërkuar punonjës të sektorit privat që protestën ta bëjmë pasdite. Javës tjetër protesta nis të shtunën në orën 18:18.

Protesta – “Nuk ka asnjë organizim secili bën postera si të ketë dëshirë. Secili bën atë që ndjen, nuk ka lider por vetëm pjesëmarrje. Dua të falenderoj Fax Neës për prezencën e transmetimit të protestës që ka kapur shikueshmëri rekord nga ju.

Vaksina nuk jep informacion – Kjo është një kuti qumështi që në dyqan jepet falas. Poshtë ka një letër që thotë, nëse e merr këtë qumësht nuk mbajmë përgjegjësi çfarë ju ndodh. Ju do ta merrnit këtë kuti qumështi që nuk ka asnjë transparencë. Kontrata e Pfizer nuk jep detaje. Qeveria nuk e di cfarë është kjo vaksinë. Ne kemi dalë në protestë për këtë gjë”, përfundoi Goxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu