Avokatja që i caktohet ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha: Gjykatësja e Ramës i cakton patronazhisten

0

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas caktimit nga GJKKO-ja të Valentina Teodoresku si avokate e Bershës. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka ironizon duke theksuar se gjykata e Ramës i ka caktuar për avokate një patronazhiste.

Postimi i Berishës:

Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!

Në seancën e tretë, pas zëvendësimit të Artan Simonit, GJKKO caktoi dy avokate shtetit për Berishën, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Por të dyja avokatet dhanë dorëheqjen nga çështja dhe nga GJKKO është caktuar avokatja Valentina Teodoresku. Ndërkohë në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu