Azerbajxhani dhe Shqipëria, 30 vjet marrëdhënie diplomatike

0

Nga Anar Hüseynov*

Këtë vit shënohet 30-të vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona në dy dekadat e fundit ishin kryesisht të kufizuara në kontakte diplomatike brenda ngjarjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Ky kufizim ndodhi për shkak të disa sfidave të brendshme dhe të jashtme në të cilat ishin përfshirë të dy rajonet tona. Sigurisht, gjatë kësaj periudhe u zhvilluan një numër vizitash reciproke, por efekti i tyre u rrit vetëm pas vitit 2011.

Vetëm në tre vite të bashkëpunimit aktiv u nënshkruan tetë marrëveshje të ndryshme dypalëshe, për promovimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe kulturore. Ishte pikërishtgjatë kësaj periudhe që u arrit një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy palëve për ndërtimin e Korridorit të Gazit Jugor, i cili kalon përmes territorit të Shqipërisë. Pjesë e kësaj marrëveshje është dhe TAP (Trans-Adriatic Pipeline). Më kujtohet kundërshtimi i disa kryeqyteteve për të përfshirë Shqipërinë në këtë projekt, kundërshtim i cili u tejkalua, më së shumti falë vullnetit të fortë politik të Baku-së. Si rezultat e kësaj këmbëngulje, tashmë  kemi një vend tjetër mik që është i përfshirë në hartën energjitike të Europës.

E konsiderojmë zbatimin e projektit TAP, i cili u kthye në një urë fizike mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, si një hap i rëndësishëm përmarrëdhëniet tona. Investimet e përgjithshmetotale të bëra në zbatimin e këtij projekti, i cili u bë operacional nga 1 Janari 2021, ende mbeten investimet e huaja më të mëdha të drejtpërdrejta në Shqipëri. Vendi përfiton nga projekti si vendtranzit, por Azerbajxhani dëshiron që Shqipëria të jetë anëtare e plotë familjes së Korridorit të Gazit Jugor, duke u shndërruar dhe në një vend përfitues gazit natyror, si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të projektit.

Fillimi i funksionalitetit të TAP-it, gjeopolitika globale dhe çka është më e rëndësishmja, vullneti politik i udhëheqësve tanë, i kanë dhënë një shtysë të fortë bashkëpunimit tonë bilateral përgjatë dy viteve të fundit. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, kemi qenë dëshmitarë të shkëmbimit të disa vizitave në nivel të lartë, të cilat, sipas mendimit tim, hapën një faqe të re në marrëdhëniet tona.

Nëntorin e vitit të kaluar, Shkëlqesia e Tij Z. Ilham Aliyev, Presidenti i Azerbajxhanit, vizitoi Shqipërinë, vizita e parë e këtij lloji në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo vizitë u realizua si pasojë e vizitës shtetërore të Shkëlqesisë së Tij Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë në Azerbajxhan, në prill të vitit 2022. Të dyja vizitat ishin të jashtëzakonshme për nga rezultatet që u arritën. Mes këtyre arritjeve, do të përmendja vendimin e datës 18 nëntor 2022, të ndërmarrë nga Milli Meclis (Parlamenti) i Azerbajxhanit, për të hapur një ambasadë të veçantë në Shqipëri, vetëm tre ditë pas vizitës së lartpërmendur.Ky vendim u pasua më vonë edhe nga Tirana. Që nga prilli i këtij viti, kam filluar mandatin tim të ri si Ambasador rezident i Azerbajxhanit në Shqipëri. Falë përpjekjeve të të dyja palëve, përgjatë disa muajve të fundit, kemi arritur të mbajmë takimin e parë të grupit tonë të përbashkët të punës për çështje ekonomike, kemi zhvilluar konsultime politike fillestare si dhe kemi marrë pjesëorganizimin e javës kulturore të Azerbajxhanit në Tiranë. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje për të forcuar bazën tonë ligjore për bashkëpunimin dypalësh. Aktualisht po bashkëpunojmë në hartimin e nëntë dokumentevetë tjera juridike të propozuara për t’u nënshkruar mes dy vendeve tona.

Qartësisht, bashkëpunimi në fushën e energjisë mes dy vendeve është bashkëpunimi më thelbësor i marrëdhënieve tona miqësore dhe vizitat e lartpërmendura, vunë themelin për ngritjen ebashkëpunimit Shqipëri – Azerbajxhan në një nivel strategjik.

Politika zyrtare e jashtme e Azerbajxhanit është në favor të investimeve në Shqipëri, kryesisht në fushën e infrastrukturës energjetike. Në këtë aspekt, jemi duke studiuar mundësinë egazifikimit të qytetit të Korçës, i cili do të jetë një projekt pilot, që do të realizohet përmes ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme. Përveç këtij projekti, agjencitë dhe kompanitë tona në fushënenergjitike janë në kontakte të ngushta me partnerët vendas si dhe bashkëpunues në një numër të tjerë iniciativash, lidhur me furnizimin e energjisë dhe mundësitë e investimeve në këtë sektor.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme të orientuara drejt zhvillimit të turizmit nga ana e qeverisë shqiptare përgjatë viteve të fundit, tashmë shohim një rritje të shpejtë të numrit të turistëve që vijnë në vend, që në terma të zhvillimit të turizmitthyen rekordet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Në këtë këndvështrim, mundësitë tona të investimeve në infrastrukturën vendase të turizmit meritojnë gjithashtu të shqyrtohen dhe të bisedohen brenda kornizës së formateve të përshtatshme të bashkëveprimit të ardhshëm.Besoj se, përveç terheqjes komerciale kësaj fushe, shkëmbimi i fluksit të turistëve mund të kontribuojë në mënyrë të jashtëzakonshme në kontakte njerëzore ndërmjet vendeve tona. Këtë vit gjithashtu synojmë që të heqim vizat hyrëse për qytetarët e Shqipërisë për të udhëtuar në Azerbajxhan, dhe shpresoj që në vitet e ardhshme, ndërsa bashkëpunojmë më tej, do të vendosim edhe një lidhjedrejtpërdrejtë ajrore mes vendeve tona.

Duke qenë se iu referova kontakteve njerezore, konsideroj së bashkëpunimet në fushatë humanitare, kryesisht në kulturë, shkencë, arsim, sport dhe rini, janë një rëndësie thelbësore në arritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes vendeve dhe popujve tanë. Siç është përmendur më lart, kemi bërë një hap të parë në këtë drejtim, ku së bashku me partnerët tanë lokalë organizuam Javën Kulturore të Azerbajxhanit në Tiranë, e cila ka qenë mjaft e suksesshme dhe i shërbeu konsolidimit të marrëdhënieve tona në fushatën e artit dhe kulturës. Ne shpresojmë të shohim gjithashtu përfaqësues të kulturës shqiptare në Azerbajxhan vitin e ardhshëm.

Në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, është e rëndësishme të theksohet bashkëpunimi konstruktiv, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe brenda organizatave ndërkombëtare. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin politik të paanshëm, konstruktiv dhe vazhdueshëmShqipërisë rreth zhvillimeve diplomatike në rajonin tonë. Tirana kurrë nuk e ka dalluar dhe politizuar konceptin e integritetit territorial, siç bëjnë të tjerët, në rastin e disa vendeve. Shqipëri, integriteti territorial i Azerbajxhanit njihet dhe respektohet njëlloj si ai i Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë. Ky qëndrimi “Vendit të Shqiponjave” luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

*Ambasador i Azerbajxhanit Shqipëri

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu