Baba për herë të parë, DJ Sardi publikon fotot me partneren shtatzënë

0

TIRANE

DJ Sardi dhe partnerja e tij Jonisa do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Sardi në profilin e tij në Instagram, duke publikuar fotot e para me partneren barku i së cilës duket i rrumbullakosur.

“Një miks ndjenjash… E di që të dua, edhe pse nuk të kam takuar akoma … I emocionuar çdo ditë e më shumë. Duke pritur ditën që do të të mbaj në krah, të të shoh të rritesh, të lozim dhe të qeshim bashkë. Mami dhe babi mezi po të presin… Të duam shumë,” -ka shkruar Sardi në postimin e pak minutave më parë.

Nuk dihen detaje të tjera se kur pritet të vijë në jetë bebi, por duket se nuk ka mbetur dhe shumë.

 

 

Sardi është treguar shumë i rezervuar për jetën private dhe në fotot që ka ndarë me partneren është kujdesur gjithmonë të mos zbulojë shumë. Një vit më parë, ai rrëfeu se me Jonisën kanë 12 vjet që pëlqehen dhe më në fund ia gjetën telat njëri-tjetrit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu