Babai godet 14-vjeçaren pas sherrit të së bijës, por përfundon në polici

0

Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës pasi ka goditur një minorene. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Mësohet se 14-vjeçarja ishte zënë me të bijën para shkollës dhe babai ka ndërhyrë duke qëlluar adoleshenten. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu