Babai i Mateos në gjendje të drithëruar, thërret: “ngrihuni o popull, a keni fëmijë vetë!”

0

Të tjera detaje shokuese dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbarë opinioni publik u trondit, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një 8-vjeçar.

Babai tha se autori shfaqej i qetë, ndërsa pasi policia e kishte shoqëruar kishte pohuar se nuk kishte bërë gjë.

“Ne e kemi njohur, e kemi komshi, e kemi mbajtur me bukë. Ai rrinte thjesht, s’kishte probleme. Unë me gjithë nusen kërkoja. Vajtëm në polici. Kur erdhi policia te shtëpia ai më tha; “ëh e gjetët”. Ai ka çuar çunin në orën 11 për të marrë bukë.

Dhe s’u kthye më çuni. E ka vrarë me kazëm apo lopatë. Ishte shumë i qetë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë. Hapëm kamerat. Shkuam te shtëpia e tij dhe pamë biçikletën. Pastaj e kapi policia më. Mua s’më lanë më aty. S’më mbante vendi.

Ai thoshte ‘skam bërë gjë’. Pastaj e kontrolloi policia kur më gjeti çunin. Kur më erdhi çuni atje, kokën e kishte të çarë. Se di.

Nusja shkoi atje. Kishte dhe dy gropa të tjera. se dimë. Ai tek bëri atë për fëmijën tim, nesër do bënte për fëmijë tjetër. Jo nuk kishte lidhje fare me Mateon ai.”, tha babai.

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them”,- u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu