Babai plagos me thikë djalin

0

KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Raportohet se babai i dehur plagos me thikë djalin e tij. Ky i fundit ka marrë plagë te pjesa e dorës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identitetet e tyre. Plagosja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen e “Francezëve”. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu