“Babain nuk e kam afër si në ditën kur linda”, djali i Thaçit dedikim emocionues për 23-vjetorin e tij (FOTO)

0

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi feston ditëlindjen. Ai mbush sot 23 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë i ka bërë një dedikim babait të tij.

Endriti ka postuar në Instastory një foto me të atij dhe ka shkruar mbi të se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër.Megjithatë, ai shprehet i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.

“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar ai.

“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu