Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
Balla tha se mendon se zgjedhja e Avokatit të Popullit mund të behët këtë sesion parlamentar. Sipas Ballës Avokati i Popullit nuk mund te jetë avokat i PD-së e as një figurë e spikatur brenda kësaj partie në 4 vitet e fundit.
“Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita as kushtetuta su ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni”, tha kryeparlamentari i PS.
Sakaq këtë argument të Ballës, e ka kundërshtuar deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila nga salla dëgjohej teksa i përgjigjigjej atij për këtë mendim, teksa ai i tha se me të nuk flet fare.
“Me ty nuk flasim fare, ti je bishti i ‘non gartës.”- përgjigjet Balla.