Balla iu “prish pushimet” policëve

0

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit që të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik. Në një email, ajo u ka kërkuar që të anulojnë lejet që ua jep ligji, e po ashtu, shton se të gjithë ata që tashmë kanë prenontuar gjithçka, të ndërpresin planet e tyre me familjen.

Këtë fakt e ka bërë të ditur me një shkresë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Por përse vallë? Për t’u takuar me ministrin e ri të sapozgjedhur.

Balla iu “prish pushimet” policëve, emaili: Do takohemi me

“Lejet e zakonshme të planifikuara, do të ndërpriten pasi do të zhvillohen takimet e zotit ministër dhe të drejtorit të Përgjithshëm me strukturat vendore. Deri në përfundim të tyre nuk duhet të planifikoni pushime. Nëse keni prenontuar, duhet të merrni masa që të jeni në krye të detyrës. Pasi të mbarojnë këto takime do të vijojë grafiku i lejeve të zakonshme,”-shkruhet në email.

Por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e Ministrisë së Brendshme për vërtetësinë e këtij emaili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu