Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat, nga qyteti I Patosit, ku ka folur për Reformën Zgjedhore. Soclialisti është shprehur se nga ana e mazhorancës ishin gati që duke filluar prej të hënës të bëheshin përgatitjet për të ngritur Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Ndërsa shtoi se po prisnin propozimet nga PD, për emrat e deputetëve të cilët do të ishin anëtarë të komisionit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaratë nga Patosi:
Të hënën jemi gati të ngrejmë komisionin për reformën zgjedhore. Partia Demokratike të sjellë emrat e propozuar për të qenë pjesë e Komisionit. Ngritja e komisionit të posacëm të reformës zgjedhore për të diskutuar dhe miratuar ndryshimet me kohëzgjatjen per vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim që ky proces të mbyllet brenda dhjetorit ndaj thirrja shkon për grupet e opozitës të miratojnë këto ndryshime sipas standarteve të Bashkimit Europian.