Balla nga Saranda: Ndëshkim ekzemplar për ndërtimet pa leje!

0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me strukturat e pushtetit vendor në Sarandë, deklaroi se çdo  fenomen i krimeve mjedisore duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Balla ka theksuar se Saranda e cilësuar si “Maldivet e Europës” duhet mbrojtur si dhe ka kërkuar ndërshkim ekzemplar për këdo i cili ‘vret’ mjedisin.

Më teju ai shtoi se shumë shpejt do të dërgojë në Kuvend ndryshimet ligjore për këtë qëllim, sakaq bëri thirrje për koordinimin e task-forcave kundër fenomenit të zjarr-vënies.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: 

Ta mbrojmë me çdo kusht Sarandën, “Maldivet e Europës” nga çdo formë e krimit mjedisor. Të mos lejojmë që gabimet e së shkuarës të përsëriten më kurrë. Ai ndërtim pa leje që u shfaq dy ditë më parë duhet të na vendosë të gjithëve në alarm. Si ka mundësi? Duhet ndërshkim ekzemplar dhe rikthim të menjëhershëm në gjendjen e mëparshme. Dua një rol të ri të institucionit të Prefektit dhe Nënprefektit në territor dhe shumë shpejt do të çojmë në Kuvend ndryshimet ligjore për këtë qëllim. Duhet që ju të koordinoni task-forcat kundër fenomenit të zjarr-vënies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu