Balla s’pranon diskutimet me Rithemelimin, Berisha: Më nderon me refuzimin e tij

0

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje deklaratave të kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës se nuk do të pranojë diskutimet me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Por Berisha në ecje e sipër tha se ky refuzim e nderonte, duke mos thënë më shumë koment për “veto-n” që i kanë vendosur socialistët.

Pyetja: Vijon çështja e presidentit, një nga negociatorët, Taulant Balla, ka thënë që nuk do pranojë diskutimet me grupin e rithemelimit.

Sali Berisha: Më nderon! Me nderon me refuzimin e tij.

Presenca e OSBE-së në Shqipëri bëri thirrje për zhvillimin e një procesi gjithëpërfshirës. Bisedimet e deklaratat në media u shoqëruan edhe me reagime. Sot, Luçiano Boçi, i cili është mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit për negociimin e zgjedhjen e Presidentit tha se Alibeaj nuk mund të flasë në emër të demokratëve. Të njëjtën gjë shtoi edhe Ervin Salianji. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha tha se as ai nuk ka ende një emër për Presidentin pasi është përqëndruar në garën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu