Balla: Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm. Prokuroria Elbasan të hetojë

0

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje sot për forcat e armatosura dhe zjarrfikëse që sic thotë morën masa të menjëhershme kundër zjarreve në zonat malore të Labinotit, në Elbasan.

“Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve dora e fortë e ligjit do të godasë. I bëj thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithcka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit.” Shkruan Balla në një postim në facebook ku nda foto nga operacionet për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu