“Ballkani i Hapur”, Rama mbërin në Ohër, takohet me Abazoviç dhe ambasadorin e SHBA në Serbi

0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, teksa nesër mbahet takimi i “Ballkanit të Hapur”.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

Lexo edhe: “Deklarata e Lavrov për Ballkanin e Hapur, e dëmshme”, Abazoviç për Abc: Bllokimi i hapësirës ajror në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu